Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të dhënat personale/ Ngushtohet rrethi, merret në pyetje një person i dyshuar

17:31 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dekon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve është përshkallëzuar ndjeshëm, duke sjellë të tjera publikime në rrjet.

Teksa është ngritur një grup hetimor për gjetjen e burimit të nxjerrjes së informacioneve sekrete, janë zbardhur detajet e para.

Burime brenda skuadrës hetimore pranë qeverisë për të analizuar nxjerrjen e të dhënave, bëjne me dije se i kanë dhënë Prokurorisë një pistë shumë të besueshme që pritet t’i adresojë drejt autoreve.

Mësohet se prokuroria po operon me shpejtësi në këtë pistë dhe ka izoluar personin e dyshuar ne Drejtorinë e Tatimeve për ta marrë në pyetje.

Më herët, gazeta “TemA” publikoi për herë të parë skemën e rrjedhjes fillestare të informacionit ku ngriti dyshime konkrete se si databaza mund të ketë rënë në duart e gabuara.

TemA nxori emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë.

Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer rezultonte një user me emrin Moza Seraj.

Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.

Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.

Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.

Më pas, dikush e ka shpërndarë me “Whatsapp”, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.

Hetimet e Prokurorisë ndërkohë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.