Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kush i dha leje Gjuriqit të vizitojë Kosovën? MPJ e Qeveria i drejtojnë gishtin njëra-tjetrës

23:16 / July 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haradinaj pacolli 4 1543860997 4487058
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjuriq ka vizituar sot Zveçanin për të inauguruar një kompleks hotelerie i cili sipas raportimeve është financuar nga Serbia. Kjo po ndodh një javë pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës mori vendim që të mos e lejojë hyrjen në Kosovë të asnjë zyrtari serb, shkruan lajmi.net.

Ky vendim i MPJ-së, bëri shumë zhurmë. Fillimisht, ishte kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ajo që tha se ky vendim është “lajm i rremë”, dhe se nuk ishte marrë një vendim i tillë. Njëlloj tha edhe kryeministri Haradinaj, duke lënë të kuptohet se nuk kishte koordinim të shefit të qeverisë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërsa, për vizitën e sotme të Gjuriqit, Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë lajmi.net një përgjigje zyrtare.

“Gjuriq e ka marrë lejen për vizitë nga Qeveria e Kosovës dhe jo nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së. Në anën tjetër, ka kontaktuar edhe me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilët kanë thënë se për punën e lejeve duhet të pyeten nga në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Kosovës i kanë drejtuar gishtin njëra-tjetrës për vizitën e Gjuriqit në Kosovë. Vlen të theksohet se ndalim të hyrjes në Kosovë ka marrë edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pasi po konsiderohet se qëllimet e tij janë provokuese. 

gjuriqi kush e lejoi viziton kosoven
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Baza ushtarake të afta të mbijetojnë 90 ditë pa furnizime të jashtme, SHBA harton planin e ri

10:53 / October 26, 2026

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, 15% më shumë se tre vite më parë

16:43 / October 25, 2026

Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

15:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.