Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush janë bosat shqiptarë të kokainës në Amerikën Latine

16:50 / September 30, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F6C6B953 D2B0 47C9 A389 FF96F795F3D5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumica e kokainës në botë, paketohet, bëhet gati e niset nga Amerika Latine. Shqiptarët atje janë njerëzit kryesorë në këtë detyrë. Prania e tyre në Ekuador, për shembull, i ka vendosur ata në dorën e parë të zinxhirit të trafikut të kokainës. Disa burra me prejardhje nga Kosova, ishin ndër shqiptarët e parë që e hapën këtë rrugë, duke u bërë pjesë e karteleve të drogës. Shqiptarët janë bërë edhe pjesë e luftës mes grupeve kriminale, edhe ndërshqiptare, për t’i kontrolluar linjat e trafikut të drogës. Në këtë luftë, disa i lanë jetët e tyre atje.

Pa shqiptarët, kokaina nuk vjen në Europë. Kështu përshkruhet tash për tash roli i shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Shumë nga ta janë të vendosur në Guayaquil të Ekuadorit. Porti i këtij qyteti është nyja kryesore logjistike për kokainën që transportohet në Europë dhe në pjesën tjetër të botës.

Disa burra nga Kosova ishin mes shqiptarëve të parë që ishin vendosur në Ekuador për këtë punë. Gazetari hulumtues nga Shqipëria, Artan Hoxha, i cili ishte së fundmi në Amerikën Latine, tha se kosovarët kishin shkuar atje duke bashkëpunuar me grupet ballkanase, kryesisht kroate e malazeze. Guayaquili, qyteti i njohur edhe si “Perla e Paqësorit”. Është qyteti më i rëndësishëm bregdetar i Ekuadorit dhe gjithashtu qyteti më i populluar i i këtij shteti, me mbi 3 milionë banorë.

Guayaquili, qyteti i njohur edhe si “Perla e Paqësorit”. Është qyteti më i rëndësishëm bregdetar i Ekuadorit dhe gjithashtu qyteti më i populluar i i këtij shteti, me mbi 3 milionë banorë.

Remzi Azemi dhe Fadil Kaçaniku janë dy kosovarët më të njohur si ish-banorë të Guayaquilit. I pari thuhet se tani ndodhet në Gjermani, atje ku, sipas gazetarit Artan Hoxha, është ekstraduar nga Ekuadori. Të dytit iu mor jeta. Siç ndodh zakonshëm, prezenca e tyre atje u bë e njohur për shkak të një varg atentatesh, shkruan Gazeta Express.

Kjo ngjarje e pasonte ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidri (i cili ishte gjithashtu pjesë e bandave kriminale atje) vetëm disa muaj para atentatit ndaj Remzi Azemit. Ky i fundit kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte atje prej 8 vitesh. Autoritetet e Ekuadorit po e hetonin për lidhje të mundshme me vrasjen e Ilir Hidrit.

Plagosja e Azemit kishte hedhur më shumë dritë mbi një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë, ekuadorianë e grekë.

Sipas dokumenteve të prokurorisë ekuadoriane, Azemi u arratis prej andej pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që ndaj tij kishte nisur një hetim. Një telefon të tij e posedonin organet e ndjekjes atje dhe prokurori i cili merrej me çështjen, Cesar Pena, kishte treguar se kishin gjetur mesazhe të rëndësishme në të.

Fadil Kaçaniku, një shtetas shqiptar nga Mali i Zi, por me origjinë nga Kosova, ishte vrarë në vitin pasues. Ai dhe gruaja e tij ekuadoriane, Elsa G., e cila punonte në aeroport, ishin rrëmbyer në vitin 2018 teksa ishin duke fjetur dhe ishin torturuar e më pas ishin vrarë në periferi të Guayaquilit. Çifti u gjetën të vrarë në një nga rrugët që të çonin në bregdet. Në shtëpinë e tyre ishin paraqitur disa persona të veshur si policë, të cilët i kishin marrë ata duke prezantuar një urdhër të rremë nga gjykata.

Për vrasjen e Fadil Kaçanikut më vonë u akuzua Remzi Azemi.

Të paktën 6 shqiptarë janë ekzekutuar në Amerikën Latine gjatë 5 viteve të fundit, 4 prej tyre në Ekuador. Vrasjet, si pasojë e pritshme nga ky aktivitet, rrodhën deri në rrugët e Shqipërisë.

Azemi dhe Kaçaniku ishin rastet që kishin shpërfaqur më shumë informacione për jetesën e trafikuesve europianë të kokainës në Ekuador. Prokurori Cesar Pena i kishte përshkruar shqiptarët e përfshirë në trafikun e drogës si persona që paraqiten si biznesmenë, që merren me fitnes, që jetojnë në rezidenca luksoze, lëvizin me automjete të blinduara e truproja.

Këta dy merreshin specifiksht me mbikëqyrjen e transportimit të kokainës nga porti i zhurmshëm i Guayaquilit në Ekuador, vendin e vendsur midis Kolumbisë dhe Perusë, prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë. Dërgesat, zakonisht destinoheshin, sikur edhe sot, për në portin e Roterdamit në Holandë.

Kokaina, si atëherë edhe sot, transportohet zakonisht me bananet e famshme ekuadoriane. Në tremujorin e parë të këtij viti, vetëm në portin e Guayaquilit, policia ka sekuestrar 15.8 ton drogë, gati katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas AFP-së.

38596863813c9b425fa1393e677042af
Porti i Guayaquilit

Gazetari Artan Hoxha para disa ditësh në Pressing në T7 tha se aktiviteti i karteleve të drogës në Amerikën Latine lidhet “edhe me grupe që janë në territorin e Kosovës”, por theksoi se ky vend mbetet i parëndësishëm në hartën e trafikut të drogës.

“Kosova nuk është jashtë kësaj industrie globale. Qytetarët e Kosovës e dinë shumë mirë që në Prishtinë apo në qytete tjera të mëdha të Kosovës konsumohet kokainë. Dhe derisa konsumohet, nga vjen ajo? Dikush e sjell”, thotë ai. /GazetaExpress

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.