Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës së re që votuan sot kundër mazhorancës për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.
Siç shikohet nga dokumenti zyrtar, vihet re se Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Vasil Sterjovski, Klajdi Qama, Artur Roshi, Elda Hoti dhe Besnik Troplini kanë votuar jo.
Kurse deputetët Ramadan Gjuzi dhe Enada Kapllani kanë abstenuar.
Ndërkohë Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni janë larguar para votimit.
Nga PS ka munguar Fate Velaj dhe Tom Doshi.
