Kryeministri Edi Rama ka 431 mijë ndjekësa në instagram por vetë ndjek vetëm 16 profile, nga të cilët vetëm 3 janë profile personale ndërsa të tjerat janë faqe që lidhen me artin dhe arkitekturën.
Tre profilet e vetme personale që ndjek Rama janë Francesca DiMattio, Rea Xhillari dhe Greg Rama.
Francescka është një artiste amerikane e lindur në New York. Ajo bën piktura dhe skulptura qeramike që gërshetojnë elementët arkitektonikë, kulturore dhe historike.
Përveç saj Rama ndjek vajzën e tij Rean dhe të birin Gregun.

