Bajram Nezir Bajraktari, 42 vjeç dhe Shkumbin Shefqet Todaj, 31 vjeç, të dy banues në Kukës ranë në pranga pasi u kapën me 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.
Dyshja u kapën në Sukth teksa udhëtonin me makinën e tyre. Bajraktari dhe Todaj u ndaluan për kontroll nga policia dhe brenda bagazhit të mjetit iu gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës plasëse që të arrestuarit do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro.
