Policia bëri të ditur se ka arrestuar sot dhe dy persona të tjerë lidhur me vrasjen e Florian Lamçes, i njohur në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”.
Mësohet se ata janë Amadeus Lamcja dhe Mehmet Muça, të dy shokë me dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin të arrestuar më herët si autorë të vrasjes.
Mësohet se Amadeus Lamçja ka gënjyer duke thënë se nuk ishte në lokal kur ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që hetimet kanë nxjerrë të kundërtën.
Ndaj dy të arrestuarve të sotëm rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
