Krahas arrestimit të autorit kryesor të vrasjes së biznesmenëve Bujar Likaj dhe Paulin Gjergji, policia ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë si bashkëpunëtorë.
Bëhet fjalë për 33- vjeçari Ili Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola., të tre nga Laçi.
Atentati ndaj dy biznesmenëve ndodhi më 30 maj, ndërsa autori kryesor Eduart Lamaj i plagosur nga ngjarja, prej 20 ditësh fshihej me plagën e infektuar, për të cilën u detyrua të bënte operacion ku dhe u arrestua në një klinikë private në Tiranë.
