Opozita jashtë Kuvendit ka paralajmëruar protestën e radhës kombëtare me 25 maj, por ndërkohë në protestën e kaluar strategji e saj ishte krahas videprojeksionit dhe të qëllonte me bojë godinën.
Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte disa foto nga momenti i pastrimit të fasadës së Kryeministrisë.
“Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet e të dështojë. Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, shkruan Rama në postimin e tij.

