Në mbledhjen e sotme të qeverisë teksa po fliste për ndërtimin e lagjeve të reja, kryeministri Edi Rama tha se ata që duan të lëvizin nga fshati në qytet duhet të heqin dorë nga toka që kanë atje. Sipas tij duhet të kemi kujdes me këto lojëra të dyfishta “që ne si popull i kemi talent të veçantë për këtë gjë”.
“Të ikin në qytet dhe të mbaj tokën nuk shkon. Duhet të kemi kujdes me këto lodrat e dyfishta, që ne si popull kemi talent të veçantë për këtë gjë. Ata që do të rrinë të gjithë duhet të futen nëpër tenda dimërore, dhe këtë gjë e kemi diskutuar dje dhe në tryezë e Presidentit. Tendat të jenë tenda ku mund të jetohet. Unë kam folur me Presidentin e Turqisë dhe shpresoj shumë që do të kemi një ndihmë konsistente, janë vende që kanë prodhuar më shumë tenda në historinë e njerëzimit”, u shpreh Rama.
