Analisti Frrok Çupi ka folur në emisionin Top Talk në lidhje me Shengenin Ballkanik. Ai i tha gazetarit Denis Dyrnjaja se kjo ide nuk është e tanishme, por një ide 200-300 vjeçare.

“Është një projekt mesa lexohet në fillimet e veta akoma është në ide. Ne nuk njohim kushtetutën e këtij projekti, nuk njohim partneritetin e vendeve, por në idenë e vet është një ide e përkrahur nga perëndimi.

Është një ide e vjetër, e lashtë, madje mund të themi 200-300 vjeçare, është një ide që Europës i jep vitalitet dhe identitet dhe është një ide që paraprin zhvillime që po ndodhin në Europë.

Europa vjen më mirë në kontinentin e vet. Ne jemi pjesë e kontinentit europian dhe një bashkëpunim mes vendeve ballkanike, një Shengen mes vendeve ballkanike do të thotë një spostim nëse guxoj ta them, domethënë çfarë unë shikoj, një spostim i boshtit europian, një zgjerim drejt lindjes më të mirë të saj.

Për të gjithë është një gjë e re një gjë interesante, europa po modernizohet nuk po fundoset në praktikë.

Para akteve të tilla moderne sigurisht njerëzit hezitojnë, e dytë nëse Ballkani do ta pranonte diçka kaq shpejt menjëherë, pse do të thonin që Ballkani është nacionalist.

Shtetet që kanë hezituar kanë arsyet e tyre, Kosova nuk ka sot qeveri kush duhet ta bëjë këtë gjë? Kosova ka një president i cili është i sulmuar llahtarisht, me nënakuzën që po ndryshon kufijtë.

Kosova ka një marrëdhënie më të fundit të re me Serbinë tek e cila ndjen emocione shumë. Por ajo çka është më interesante me Kosovën, është se Kosova ka vënë një kusht që është shumë përparimtar.

Ka vënë një kusht që ne nuk mund të bashkohemi në një grupim ku nuk njihemi si republikë, dhe praktikisht kërkesa e Kosovës është pozitiviste. Kosova kërkon marrëveshje me Serbinë me anë të këtij hezitimi. Pas marrëveshjes me Serbinë sigurisht do të shikojmë dritë jeshile për njohjen e Kosovës nga Serbia” – deklaroi Çupi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here