Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kush përfiton kredi të butë në Tiranë? Brenda janarit hapen aplikimet: Kriteret që duhen plotësuar

21:43 / January 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banese sociale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda muajit Janar, Bashkia do të hapë aplikimet për të gjithë qytetarët që janë të interesuar dhe plotësojnë kushtet për të marrë kredi të butë per strehim.

Në total parashikohet të përfitojnë 1 mijë qytetarë, të cilët do të trajtohen me normë interesi 3 për qind, ndërsa pjesën tjetër do ta subvencionojë buxheti i bashkisë.

Për të përfituar kredi, një familje e vogël me 1-2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 44 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj.

Të ardhurat për familje 2-4 persona, duhet të jenë 52 mijë deri 95 lekë. Familjet me 4-6 anëtarë duhet të sigurojnë të ardhura mujore nga 70 mijë lekë deri në 126 mijë lekë.

Ndërsa për ato me më shumë se 5 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 88-158 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë vlera e e përfitimit nis nga 3.5 milion lekë për familjet me 1-2 persona për strukturë apartamenti garsoniere, deri në 7.1 milion lekë për familjet mbi 5 anëtarë, me strukturë apartamenti 3+1.

Ndërsa këstet mujore të llogaritura me normë interesi 3%, fillojnë nga 19.771 lekë për kredinë më të ulët deri në 39.543 lekë për kredinë maksimale.

Në fazën e parë të procesit, qytetarët plotësojnë vetëm formularin e strehimit TIP në njësitë bashkiake ku janë të regjistruar, dhe më pas verifikimit të tyre, do të kontaktohen dhe të kenë në dispozicion 1 muaj kohë  për të bërë gati dokumentacionin përkatës që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit, në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues dhe për të dorëzuar dosjet pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prestigjiozet evropiane flasin për këtë bankë shqiptare. Ja emri

15:59 / August 12, 2026

Kreditë me probleme bien në nivel rekord të ulët/ Zbret në 3.70%, por rritet me vlerë

14:40 / August 10, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

16:41 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.