Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kush po i mbron kriminelët?/ Deputeti: Bandat janë në çdo qelizë të shtetit, e konfirmoi edhe ish-drejtori i Policisë

18:31 / September 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash sula 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kthyer në vëmendje një nga intervistat e dhëna nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ku sipas tij është shprehur se operacionet dekonspirohen dhe se 14 kriminelë të rrezikshëm janë larguar pa u kapur nga uniformat blu.

Ndërsa thekson se personazhe të botës së krimit kanë akses në fondet publike nëpër bashki, Sula ngre pyetjen se kush po i mbron kriminelët, pasi sipas tij grupet kriminale po influencojnë pushtetarët.

“Kush po i mbron kriminelët?!

Pak ditë para se të shkarkohej, Gledis Nano, ish-Drejtori i Policisë paska dhënë një intervistë në një media franceze ku ka konfirmuar një fakt që vazhdimisht është denoncuar nga ne të opozitë dhe media: operacionet dekonspirohen. 14 kriminelë të rrezikshëm janë larguar pa u kapur nga uniformat blu.

Kjo është dëshmia dhe pasqyra më realiste e gjendjes së sigurisë në Shqipëri. Asnjë idealist në krye të Policisë së Shtetit nuk mund ta fus në shinat e ligjshmërisë në vendin tonë.

Bandat e fuqizuara tashmë ekonomikisht mbrohen nga pushtetarët dhe kanë njerëzit e tyre në çdo institucion shtetëror. Situata ka arritur deri aty sa që grupet kriminale të jenë influencues në emërimet në Policinë e Shtetit. Ata janë në çdo qelizë të shtetit. Këtë e konfirmon ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe oficeri i policisë i cili u arrestua pak javë më parë i cili kishte shoqëruar një nga personat më të perfolur në botën e krimit. Rendin në Shqipëri nuk mund ta vendoste as Gledis Nano dhe as ai që do vij nëse do ket dëshirë.

Personazhe të botës së krimit kanë akses në fondet publike nëpër bashki dhe kjo është e vërtetuar me raste konkrete ku element kriminal kur janë arrestuar ka dal qe kane perfituar dhe tendera nëpër bashki. Jo më pak akses kanë neper institucionet qendrore si ne  Drejtori Rrugeve  Fondet e ndertimit, në AZHBR e shume te të tjera prokuruese me fonde publike. Kjo është bashkejetesa e segmenteve te korruptuara të shtetit me krimin.

Në Shqipëri mungon vullneti nga ana e qeverisë për të luftuar krimin. Njerëz të saj janë të lidhur ngushtë me eksponent të rrezikshëm të botës së errët e po i trajtojnë ata si biznesmenë të ndershëm ndërkohë që çojnë drejt falimentit ata që nuk pastojnë paratë.

Policia e Shtetit ka nevojë për një katarsis. Njësoj si në radhët e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, edhe në radhët e uniformave blu, duhet një vetting. Qeveria e nisi para pak vitesh pastrimin e policisë, por me urdhër të sulltanit u ndërpre sërish.

Ndërkohë aktualisht qeveria po kërkon ta kontrollojë edhe një nismë që synon të fillojë për vettingun e policisë. Qeveria kërkon tja atribuojë kontrollin e policëve ish- SHÇBA, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ndërkohë që e kemi marr vesh që në krye të kësaj Agjencie, Rama çoi njeriun e tij të besuar.

Pra të dashur qytetarë, Policia nuk do të pastrohet, por do të largohen të gjithë ata që nuk qendrojnë në rresht nën tutelën e kryeministrit. Presioni bëhet edhe më i madh teksa jemi para zgjedhjeve lokale”, shkruan Sula

dashnor sula kirminelet Politikanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.