Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një dalje të posaçme për mediat tha se janë 243 vatra zjarri në të gjithë vendin, një situatë e pazakontë që nuk ka lidhje me shkaqet natyrale.
Sipas ministres Xhaçka këtko janë akte kriminale të ndezura qëllimisht dhe në më të shumtën e rasteve pa arsye përfitimi.
“Zjarret janë akte kriminale, janë ndezur qëllimisht dhe në pjesën dërrmuese të rasteve pa asnje arsye përfitimi. Nuk kemi të bëjmë me zjarre të vëna për të hapur kullota, apo pa dashje për shkak të djegies së mbeturinave, po akte të pastra vandalizmi”, tha Xhaçka në deklaratën për shtyp.
Duke falenderuar punën e Frorcave të Armatosura me vatrat e zjarrit, ajo kërkoi bashkëpunimin e të gjitha forcave politike pasi kjo situatë dëmton rëndë mjedisin dhe njerëzit.
“Në këtë situatë u bëj thirrje të gjitha forcave politike, pa dallim të na bashkohen në këtë fushatë që është në dëm të vendit. Ndjehem shumë e keqardhur dhe e revoltuar kur kam dëgjuar ndonjë syresh që është rrekur të krijojë alibi për këtë situatë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë alibi e as jusitifikime për këto akte”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.
Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje autoriteteve lokale të bashkëpunojnë, kur në disa raste këto të fundit kanë qenë pothuajse inekzistente.