Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar protestat që po zhvillohen në Beograd para Ambasadës së Malit të Zi. Në një reagim në Facebook, Abazi ka shpërndarë dhe një video, ku një turmë dëgjohet teska këndon “Kush s’kërcen nuk është shqiptar”.
Siç shihet dhe nga video protestuesit mbajnë në duar dhe flamur serb dhe këndojnë të gjithë njëzëri.
“Në frymën e mini-shengenit, ju ftoj të ndiqni këtë video nga protestat në Beograd para Ambasadës së Malit të Zi. Në një moment ekstazi kolektiv, duke u hedhur përpjetë, protestuesit thërrasin njëzëri në mënyrë të përsëritur: “Kush s’kërcen është shqiptar“:”, shkruan Abazi.