Emisioni “Rudina” është prej vitesh tashmë më i ndjekur për pasditen e shikuesve të televizionit. Rudina Magjistari prej kaq vitesh eksperiencë si moderatore tregon se di të menaxhojë më së miri të papriturat në një transmetim live.
Ajo ka treguar së fundmi se në studion e programit të saj nuk ndryshon shumë prapaskena, me atë që shfaqet para kamerave.
Rudina ka publikuar një video ku i duhet të ndërrojë karrigen, sepse nuk e kishte të rehatshme të parën, dhe gjithçka ndodhi aty spontanisht, pa ndonjë nevojë për të futur në transmetim bllokun e reklamave ndërkohë që moderatorja rehatohej.
“Aq e rëndësishme është të jesh komod gjatë një bisede, saqë s’përbën asnjë problem të kërkosh të të ndërrojne stolin live 😊😊 Jo çdo gjë ndodh vetëm pas kuintave, të dashur miq ☺️❤️”, shkruan Rudina.
