Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ngjarjes e rëndë që ndodhin ditën e sotme në qytetin e Gramshit, ku pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” një konflikt mes disa adoleshentëve, përfundon me një viktimë dhe një të plagosur.
Viktima është identifikuar si Fatjon Biçi, 15-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur kushëriri i tij Marko Liçi.
Kushi shkruan se është thellësisht e tronditur nga kjo ngjarje dhe shton se prindërit dhe familjet duhet të forcojnë më shumë bashkëpunim për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë.
Në fund ajo shpreh ngushëllimet për familjarët, duke shpresuar që të mos të kemi më ngjarje të tilla.
