Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kushi: Gjuha fyese ndaj grave në Kuvend është e papranueshme, PD po shkel rezolutën e EPP-së

22:39 / March 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, reagoi përmes një deklarate publike mbi debatin për gjuhën ndaj grave në politikë, duke theksuar se gratë deputete socialiste mbështesin rezolutën e EPP Women kundër dhunës ndaj grave dhe duke akuzuar drejtues të Partisë Demokratike për përdorim të gjuhës fyese në Kuvend.

“Referuar një Rezolute të EPP Women të datës 8-9 Dhjetor 2025 mbi “Përballjen me Dhunën kundër Grave në Politikë dhe Jetën Publike” të rishpërndarë mbrëmë nga Zyra e Shtypit të Partisë Demokratike, ne vajzat dhe gratë deputete të Partisë Socialiste deklarojmë sa më poshtë:

– Mbështesim këtë rezolutë të tre muajve më parë dhe mesazhet e saj të qarta në mbrojtje të grave në politikë dhe jetën publike, duke shprehur habinë se një forcë anëtare e EPP si Partia Demokratike, sidomos përmes dy udhëheqësve të saj kryesorë po jo vetëm, e dhunon sistematikisht frymën e kësaj rezolute.

– Dhuna verbale me bazë gjinore dhe gjuha joparlamentare e diskriminuese nuk duhet të ketë vend në Kuvend dhe jetën publike, prandaj bëjmë thirrje që mesazhet e kësaj rezolute të Partisë Popullore Europiane të respektohen edhe nga Kryetari i simotrës shqiptare të EPP, Sali Berisha, i cili me sulmet e tij tepër të ulta fyese, diskriminuese dhe shpifëse në foltoren e parlamentit turpëron veten, familjen, vendin, partinë e tij dhe vetë EPP.

– ⁠E njëjta gjë vlen edhe për fyerjet dhe gjuhën e ulët diskriminuese të përdorur nga Kryetari i i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili i drejtohet grave dhe vajzave të Partisë Socialiste me terma që turpërojnë atë, familjen, vendin, partinë e tij dhe vetë EPP.

– ⁠Të bindura në vlerën përtej kufijve partiakë të rezolutës së EPP, ne do t’i propozojmë Kuvendit adoptimin e saj me pikë e me presje dhe urojmë që kolegët e simotrës së EPP të na bashkohen jo vetëm me vota, po edhe me vepra në respektimin e mesazheve të saj.

– ⁠Falënderojmë EPP dhe shprehim gatishmërinë tonë që të bashkëpunojmë edhe me të për çdo hap përpara në mbrojtjen e grave, duke qenë gjithashtu të gatshme të ndajmë edhe eksperiencat e bukura pozitive të Shqipërisë në këtë aspekt, falë politikave gjinore të Partisë Socialiste dhe lidershipit të kryeministrit Edi Rama”, ka shkruar Evis Kushi.

evis kushi fyese gjuha grate kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.