Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kushi në Katedrën e Albanologjisë në Mynih: Krenare për marrëveshjen e arritur

23:39 / June 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vizitës në Mynih Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim në Katedrën e Albanologjisë të Universitetit “Ludwig-Maximilians” në Mynih, ku diskutoi nga afër me studentë të Masterit në Albanologji dhe Prof. Bardhyl Demiraj, drejtues i kësaj katedre.

Në një postim në rrjete sociale ministrja Kushi shprehet krenare që marrëveshja e nënshkruar për mbështetjen financiare të Katedrës së Albanologjisë, garanton tashmë ruajtjen dhe vijueshmërinë e programit të gjuhës shqipe, si dhe hap dyert për një bashkëpunim më të thelluar në fushën e Albanologjisë me Ministrinë e Arsimit dhe universitetet shqiptare.

Kushi shpreh mirënjohje për të gjithë pedagogët dhe studentët që kanë dhënë kontribut në konsolidimin e këtij programi ndër vite që prej themelimit në vitin 1961 nga Martin Camaj!

Postimi në Facebook:

Gjatë vizitës në Katedrën e Albanologjisë të Universitetit “Ludwig-Maximilians” në Mynih, zhvillova një bashkëbisedim me Prof. Bardhyl Demiraj dhe studentë të Masterit në Albanologji, i vetmi program master jashtë hapësirës shqipfolëse për Albanologjinë.

Krenare që marrëveshja që nënshkruam për mbështetjen financiare të kësaj katedre, garanton ruajtjen dhe vijueshmërinë e këtij programi, si dhe hap dyert për një bashkëpunim më të thelluar në fushën e Albanologjisë me Ministrinë e Arsimit dhe universitetet shqiptare. 

Mirënjohje për të gjithë pedagogët dhe studentët që kanë dhënë kontribut në konsolidimin e këtij programi ndër vite, që prej themelimit në vitin 1961 nga Martin Camaj!

kushi

evis kushi katedra e albanologjise mynih
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.