Një nga marrëveshjet e firmosura në Prishtinë mes qeverisë Rama me të Albin Kurtit, ështê dhe abetarja e përbashkët. Ditën e sotme do nisin trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, Shqipëri-Kosovë. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila lajmëron se nga sot do të startojë puna për trajnimin dhe promovimin e abetares së përbashkët.
Postimi i plotë
Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.
Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës!
