Kanë përfunduar punimet në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat “Imer Neli” falë bashkëpunimit të Bashkisë së Matit dhe ”Projekt Albanien dhe Vizion OJF”.
Sot u organizua ceremonia e inaugurimit të këtij objekti. Kryebashkiaku Agron Malaj tha se kjo qendër me histori të gjatë frekuentohet nga më shumë se 200 fëmijë dhe do t’u shërbejë në të ardhmen talenteve të reja.
Dy ditë më parë kjo qendër u emërtua nga Këshillit Bashkiak Mat “Imer Neli”, një instrumentist të njohur të krahinës së Matit dhe më gjërë.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit dhe emërtimit të godinës ndodhej edhe “Mjeshtri i Madh”, “Artisti i Merituar” Imer Neli.
Postimi i Agron Malaj:
Përfundon rikonstruksioni i Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Mat.
Bashkia #Mat në bashkëpunim me ”Projekt Albanien dhe Vizion OJF”, kanë finalizuar rikonstruksionin e plotë të kësaj qëndre e cila frekuentohet nga 200 fëmijë të moshave të ndryshme.
Tanimë në këtë qëndër fëmijët do të mësojnë pikturë, skulpturë, çifteli, fyell, e vegla të ndryshme muzikore.
Falenderues ndaj ”Projekt Albanien dhe Vizion OJF” për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar




