Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën për çështjen e mospjesëmarrjes së deputetëve në seancën për presidentin

20:20 / March 30, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosove GJK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë, të cilët pretenduan se me mospjesëmarrjen në seancën e 5 marsit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e opozitës shkelën Kushtetutën.

Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë kërkesën për masë të parakohshme lidhur me procedurën dhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Kushtetuesja tha se çështjen lidhur me procedurën e zgjedhjes së presidentit veçse e ka trajtuar në dy aktgjykime të mëparshme, më 2016 dhe 2011, dhe në rrethanat e rastit aktual “Gjykata konsideron se nuk paraqiten rrethana të reja që do të arsyetonin një rishqyrtim të mëtejshëm të kësaj çështjeje”.

Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kjo çështje përbën çështje të gjykuar [res judicata] dhe, si e tillë, hyn në kategorinë e kërkesave që përfaqësojnë përsëritje të një kërkese të mëparshme të shqyrtuar dhe të vendosur nga Gjykata”, u tha në vendimin e Kushtetueses.

Në kërkesën e Haxhiut dhe nëntë deputetëve të tjerë, u kërkua vendosja e masës së përkohshme, duke argumentuar se kalimi i afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri “mund të çojë në shpërndarjen e Kuvendit” dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kushtetuesja rikujtoi se për çështjen e shpërndarjes së Kuvendit veçse ka nxjerr një aktgjykim disa ditë më parë.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu iu drejtua Kushtetueses më 5 mars, disa minuta pasi ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit, për shkak se nuk kishte kuorum.

Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, po më 5 mars deklaroi se Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar që të vendosë masa kundër deputetëve të opozitës që nuk morën pjesë në seancë, duke pamundësuar votimin e presidentit.

Aktgjykimi i ri vjen pasi Kushtetuesja më 25 mars publikoi një aktgjykim për lëndën e dërguar nga Qeveria e Kosovës për çështjen e presidentit, duke thënë se deputetët kishin 34 ditë kohë, përkatësisht deri më 28 prill, që të zgjidhnin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

Çështja u dërgua në Kushtetuese nga Qeveria pasi më 6 mars, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nxori një dekret për shpërndarjen e Kuvendit, një ditë pasi deputetët dështuan të zgjidhnin pasardhësin e Osmanit. Kushtetuesja gjeti se dekreti i Osmanit nuk ka prodhuar ndonjë efekt juridik.

Në këtë aktgjykim, Kushtetuesja sqaroi se Kuvendi i Kosovës shpërndahet në tri raste: nëse brenda 60 ditësh nga data e caktimit të mandatarit nga presidenti nuk formohet Qeveria, nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë 2/3 e të gjithë deputetëve dhe nëse brenda 60 ditësh nga data e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Kosovës.

“Gjykata marrë për bazë kontekstin specifik të rrethanave të konstituimit të Kuvendit më 11 shkurt 2026, vlerësoi se Kuvendi nuk ka pasur gjashtëdhjetë 60 ditë në dispozicion, brenda të cilës periudhë duhej përfunduar procedura për zgjedhjen e presidentit”, u tha në aktgjykimin e 25 marsit.

Sipas Gjykatës Kushtetuese procedura për zgjedhjen e presidentit, “që nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë”, duhet të përfundojë “ jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual”.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, përfundon mandatin e saj pesëvjeçar në krye të shtetit më 5 prill.

Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo ajo nuk gëzoi mbështetjen e partive.

deputeteve kerkesen Kosove kushtetuesja presidentin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.