TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Qeset plastike njëpërdorimshme/ Kumbaro paralajmëron aktivizimin e gjobave nga 1 korriku

17:51 / June 29, 2022

PD ndan grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut

17:47 / June 29, 2022

Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, lirohen mbi 140 ushtarë ukrainas

17:30 / June 29, 2022

Çfarë duhet të dini para se të blini produkte për fytyrën

17:26 / June 29, 2022

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin me sindromën e…

17:17 / June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Kushtetuesja pranon kërkesën e të ‘fortit të Niklës’ për shfuqizimin e konfiskimit të pasurisë

18:17 / June 23, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email


Gjykata Kushtetuese, ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Flamur Haka i njohur ndryshe si “i forti i Niklës”, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga GJKKO për sekuestrimin e pasurive të tij.

Me pranimin e kërkesës, çështja do të gjykohet në Kushtetuese. Ndërsa në gjykatën Kushtetuese, ka përfunduar edhe OFL me vendimin e marrë për sekuestrimin e pasurive të këtij shtetasi.

Flamur Haka nuk është një emër aspak i panjohur për autoritetet e drejtësisë. Kujtojmë, se ai njihet si ‘koka’ e bandës së Niklës, e cila në vitin 2008 u dënua me 86 vjet burg për 7 grabitje me dhunë, atentat dhe rrëmbim personi.

Vetë Flamur Haka u dënua me 16 vjet burg, ndërsa u kap në vitin 2018 brenda vilës së tij në fshatin Nikël në Krujë. Rrethanat se si është lënë i lirë pavarësisht dënimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda nuk janë të qarta.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 24.05.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen nr. 4 (F) 2021 Akti të Regjistrit Themeltar, që u përket:

KËRKUES: FLAMUR HAKA

SUBJEKTE TË INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimeve nr. 87, datë 29.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 99, datë 08.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2021-449, datë 22.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shfuqizimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, i ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 17, 27, 28, 31, 33, 42, 101, 131, pika 1, shkronjat “c” dhe “f”, 134, pika 1, shkronja “ï”, 135, pika 2, 145, pika 2 dhe 148, shkronja “dh”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); nenet 27, 50, pika 4 dhe 71/a, pika 1, shkronja “b”, të ligjitnr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).

GJYKATA KUSHTETUESE, pasi dëgjoi relatoren e çështjes Fiona Papajorgji, shqyrtoi parashtrimet me shkrim të kërkuesit, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës dhe prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi i Shqipërisë) dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), qëkanë kërkuar rrëzimin e kërkesës për pjesën e pretendimeve që lidhen me antikushtetutshmërinë e aktit normativ nr. 1/2020 dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), e cila ka kërkuar refuzimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, vëren:

Gjatë gjykimit të ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit), kërkuesi, për shkak të aplikimit të masës parandaluese të kufizimit të perimetrit të lëvizjes, nuk ka marrë pjesë personalisht, por ka qenë i përfaqësuar nga mbrojtësit e zgjedhur me prokurën e posaçme të datës 16.02.2021. Në seancën e datës 29.03.2021, GJKKO-ja e Apelit, pasi ka konstatuar mungesën e prokurës së posaçme, ka vendosur shtyrjen e seancës në datën 08.04.2021, me qëllim dhënien e mundësisë mbrojtësve ligjorë të kërkuesit për të rregulluar këtë të metë. Në kushtet kur edhe në seancën e datës 08.04.2021, nga mbrojtësit ligjorë nuk u arrit të paraqitej prokura e posaçme, GJKKO-ja e Apelit, bazuar në nenin 10 të aktit normativ nr. 1/2020, të ndryshuar dhe nenin 450, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Civile (KPC), me vendimin nr. 99, datë 08.04.2021, ka vendosur mospranimin e ankimit. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs kërkuesi nëpërmjet njërit prej mbrojtësve ligjorë të tij.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Aksidentohen turistët çekë, makina del nga rruga në aksin Tamarë-Vermosh

17:13 / June 29, 2022

U përdhunua dhe më pas u torturua për vdekje, detaje tronditëse nga vrasja e Marigona Osmanit

17:04 / June 29, 2022

Vijon rritja e infektimeve me Covid në Shqipëri, 581 raste të reja në 24 orët e fundit

16:43 / June 29, 2022

Rrezikoi të humbiste krahun, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Arjan Konomit

16:39 / June 29, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Vijon rritja e infektimeve me Covid në Shqipëri, 581 raste të reja në 24 orët e fundit

16:43 / June 29, 2022

Një i plagosur me armë në Tiranë, dyshimet e para

16:25 / June 29, 2022

SMS-ja që i shpëtoi jetën/ Si u njoftua drejtoresha në Shkodër për eksplozivin në makinë

15:52 / June 29, 2022

NATO zbulon planin kundër agresionit rus, reagon Moska: S’kemi frikë

15:49 / June 29, 2022
Te fundit

Qeset plastike njëpërdorimshme/ Kumbaro paralajmëron aktivizimin e gjobave nga 1 korriku

17:51 / June 29, 2022

PD ndan grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut

17:47 / June 29, 2022

Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, lirohen mbi 140 ushtarë ukrainas

17:30 / June 29, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.