Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kushtetuesja publikon vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës

10:49 / July 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka duke urdhëruar Kuvendin të dërgojë çështjen për shqyrtim në këtë gjykatë.

Në dokumentin prej 27 faqesh gjyqtarët akuzojnë mazhorancën parlamentare se ka krijuar një krizë kushtetuese duke vendosur të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e Gjykatës, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i
Kushtetutës. Duke mos respektuar këtë detyrim, Kuvendi ka shkaktuar një mosmarrëveshje të re kushtetuese, pasi, përmes vendimmarrjes së tij, ka cenuar të drejtën kushtetuese të jo më pak se 1/10-ës së deputetëve për t’iu drejtuar Gjykatës për konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, duke penguar mocionin e tyre pavarësisht mosekzistencës së pengesave juridiko-formale. Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe rolin dhe funksionin e Gjykatës” shkruhet në vendimin e arsyetuar të kushtetueses.

Në vendimin e gjykatës sqarohet edhe çështja e lirisë së deputetit për të votuar sipas bindjes së tij, një argument i përdorur nga Kuvendi për mosdërgimin në kushtetuese të çështjes Xhaçka.

“Gjykata vlerëson se parimi kushtetues i mandatit të lirë të një deputeti nuk mund të kuptohet si liri absolute e tij, që nuk kufizohet nga Kushtetuta dhe ligjet, për të vepruar në një mënyrë të tillë që Kuvendi të mos jetë në gjendje të zbatojë kërkesat që burojnë nga Kushtetuta dhe të miratojë vendime të papajtueshme me të. Prandaj,
Gjykata çmon se parimi i mandatit të lirë (jodetyrues), edhe pse është i zbatueshëm në procedurat parlamentare kur deputetët thirren në votim, nuk nënkupton se liria në votim e deputetit është absolute. Përkundrazi, kjo liri në votim e tij u nënshtrohet kufizimeve që rrjedhin nga parimet e supremacisë së Kushtetutës, të shtetit të së drejtës dhe të kushtetutshmërisë, element i të cilave është edhe detyrueshmëria e zbatimit të vendimeve të Gjykatës. Në këtë kuptim, parimi i mandatit të lirë të deputetit nuk mund të shtrihet në çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve të Gjykatës në rastet kur ajo ka përcaktuar për Kuvendin detyrime konkrete që nuk lënë hapësirë vlerësimi për mënyrën e zbatimit nga ana e tij” theksojnë gjyqtarët.

Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese lindi pas dy vendimeve të kësaj gjykate që për çështjet e mandatit të deputetit, në rastin konkret të Olta Xhaçkës, parlamenti nuk ka tagër të bëjë shqyrtim në themel dhe duhet te votojë gjithnjë pro dergimit në këtë gjykatë.
Sipas këtyre vendimeve është Gjykata Kushtetuese e cila vendos nëse një deputet e ka shkelur apo jo Kushtetutën dhe nëse e humbet apo jo mandatin.

Por pavarësisht këtyre vendimeve, mazhoranca socialiste ka vendosur të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias për çështjet e mandatit të deputetit.

Olta xhacka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.