Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa bëri votimin elektronik në selinë e PS, për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, ka komentuar edhe ngërçin e krijuar nga Presidenti Meta, në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Rama ka deklaruar se presidenti u rreshtua edhe një herë në anën e gabuar të historisë ndërsa ka thënë se ky është konflikti i radhës i krijuar nga Meta.
“Nuk dua që të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum. Për çështje shumë të qarta. Duhet tu përkasin proceseve ligjore. Gjithçka që mund të bënim ne e bëmë. 100% e linjëzuar me mbështetësit e Reformës në Drejtësi BE dhe SHBA. Është një tjetër rast ku jemi në anën e duhur të historisë. Ndërsa Meta në anën e gabuar”- ka deklaruar ndër të tjera kryeministri.