Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, u rrit pagat e pensionet gjyqtarëve

17:39 / November 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata kushtetuese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasja mes Kuvendit dhe Unionit të Gjyqtarëve për një keqintepretim të ligjit i cili u ulte këtyre të fundit 14 mijë lekë nga paga ka përfunduar me fitoren e magjistratëve. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar si antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca për përllogaritjen e pagës bazë dhe pensionit suplementar për magjistratët.

Pretendimi i Gjyqtarëve nisi vitin e shkuar pas një raporti të KLSH, i cili evidentoi një keqinterpretim të ligjit, i cili e bazonte përllogaritjen te paga e Presidentit. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që del nga përcaktimet e Kuvendit.

Ministria e Financave u pozicionua pro Kuvendit në këtë përplasje, duke e vlerësuar si të padrejtë rritjen e pagës së magjistratëve, por edhe me kosto për buxhetin e shtetit. Sipas Ministrisë, kjo shtesë page shkon në rreth 20 milionë dollarë vetëm për periudhën janar 2019 –maj 2021.

Ndërkaq, Vendimi i Kushtetueses heq Pagën e Presidentit si referencë duke detyruar Qeverinë të bëjë një përllogaritje të re në bazë të pagës së tyre, e cila është më e lartë se ajo e kreut të shtetit.

Ajo ka vendosur Shfuqizimin e nenit 12, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, ka vendosur edhe shfuqizimin e nenit 1, pika 7, paragrafi i dytë, shkronjat “a”, “b” dhe “c” të ligjit nr.8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, 7.5 milionë lekë sanksione për shkeljet në financimin e fushatës së 11 majit

11:21 / October 30, 2026

“Vendoret 2027”, Begaj nis konsultimet/ Presidenti takon kreun Kuvendor të PS, pret edhe përfaqësues të PSD

10:30 / October 30, 2026

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

10:27 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.