Gjykata Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Zef Hilës. Sipas Kushtetueses, është shkelur e drejta e Hilës për tu dëgjuar.
‘Është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar’- thuhet në vendim.
Ish-kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, u shkarkua nga kryeministrti Edi Rama pas fjegies së KZAZ-së në Bushat. Ngjarja ndodhi në muajin qershor të vitit 2019. Vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, nisën tensione të forta në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore.
Nga sulmi me molotov u plagosën 3 policë.
