Me shtatë vota pro dhe katër kundër, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka përzgjedhur gjyqtarin e tetë kushtetues.
Ai është ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci i cili me marrjen e dekretit nga Presidenti Republikës do të bëhet gjyqtari i tetë Gjykatës Kushtetuese.
Beci do të ketë një mandat plotësues prej tre vitesh duke zëvendësuar gjyqtarin e shkarkuar nga vettingu, Fatmir Hoxhën. Ndërsa zëvendësuesi i Vitore Tushës kryetares në detyrë me mandat të përfunduar pritet të zgjidhet në ditët në vijim.
