Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kuvend, betohen sot tre deputetët e rinj të opozitës

08:37 / March 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi do të nisë sot me betimin e tre deputetëve të rinj të dalë nga listat e kandidatëve të opozitës, përfaqësues të LSI-së.

Bëhet fjalë për Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, që pritet të jenë sot në seancën plenare.

Gjatë mbledhjes së djeshme, KQZ miratoi dhënien e mandatit të deputetit Ralf Gjoni, i cili do të zëvendësoje mandatin e dorëhequr të Klajda Gjoshës. Krahas Gjonit, kandidati tjetër që pritet të marrë sot mandatin e deputetit është edhe Nimet Musai, i cili do të zëvendësojë Petrit Vasilin në sallën e Kuvendit dhe Enada Koçiraj që merr mandatin e Shezai Rrokajt në Vlorë.

Me miratimin e 3 kandidatëve, numri i deputetëve të rinj që futen në Parlament shkon në 13. Ndërsa balancat politike tek opozita transformohen në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017. Me marrjen e mandateve të deputetit të tre kandidatëve të LSI-së, numri i deputetëve nga Lëvizja Socialiste për Integrim ia kalon atyre të PD-së. Kjo, pasi nga lista e LSI-së ka pasur më shumë kandidatë që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit, duke e çuar numrin e tyre në 10.


Këtij numri i shtohet edhe mandati i Lefter Kokës, i cili që në fillim nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga mandati, duke e çuar numrin total në 11. Ndërsa Partia Demokratike ka në Parlament 5 deputetë, tre që kanë pranuar të marrin mandatin dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk dhanë dorëheqjen.

LSI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.