Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për mediat ka folur për mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Alibeaj thotë se është paraqitur një kërkesë për thirjen e mbledhjes së Këshillit.
“Nga ana jonë 5 deputetë të opozitës është paraqitur një kërkesë që ka objekt për thirrjen e mbledhjes së Këshillit. Kërkesa është firmosur nga deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greda Bardeli, Saimir Korreshi, Enkelejd Alibeaj.
Këshilli i Mandatit mblidhet ose me kërkesë të kryetares së Kuvendit, në rast anulimi thirret nga anëtarët, sepse në orën 6 Prokuroria me të drejtë pret përgjigje nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kështu kuvendi nuk bëhet pengesë për hetimet, kështu tregohet detyrimi ligjor dhe që drejtësisë të mos i vendoset shkopinj në rrota. Në orën 18 ne do jemi në sallë për të bërë detyrën tonë ndaj drejtësisë”, tha Alibeaj.
