Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha merr vulën, por PS i tregon dhe vendimin e GJKKO. Kuvendi nuk ka një interpretimin për mandatin e tij

16:21 / June 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha Kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej 6 muajsh nuk ka shkelur në sallën e Kuvendit, por Sali Berisha u bë kryefjalë e debatit në seancë plenare, edhe këtë të mërkurë. Pa nisur ende mirë punimet, demokratët ngritën zërin duke kërkuar që të njoftohet përfshirja e Berishës si anëtar i grupit parlamentar të PD-së, sidomos pas vendimit të Apelit që e njohu edhe “de jure” si drejtues të kësaj force politike.

Sali Berisha ka shkelur për herë të fundit në Parlament më 21 dhjetor 2023. Kushtetuta në vetvete ka një klauzolë të qartë, se mandati ndërpritet nëse deputeti mungon gjashtë muaj pa arsye. Por a konsiderohet mungesa e Berishës pa arsye?

Përgjigjen e kësaj pyetje nuk di ta japë as vetë Kuvendi i Shqipërisë, që llogarit edhe ditët e punës së deputetëve. “Kuvendi ju ka informuar se nëse do të plotësohen kushtet e përcaktuara në nenin71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për mbarimin e mandatit të deputetit, do të shprehet publikisht. Pyetjet qe ju na keni drejtuar janë çështje interpretimi. Kur tË kemi interpretimin dhe konkluzionet nga shërbimet përkatëse, do të behën publike”.

Për t’i ndërprerë mandatin një deputeti i duhen matur mungesat në 6 muaj, dhe një gjë të tillë Kuvendit e ka bërë duke i ndërprerë pagat që nga data 1 janar 2024, por zyrtarisht nuk pranon të shprehet për këtë çështje. Kush do ta interpretojë Kushtetutën në rastin e Sali Berishës meqë vetë Kuvendi nuk di ta bëjë?

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.