Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Miting për të përçarë dhe zvogëluar partinë

10:47 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaz bardhi3 770x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat tha se shumica e ka një pjesë në këtë parti, duke shigjetuar kështu Berishën dhe mbështetësit e tij, që nuk e duan bashkimin.

Mes të tjerash Bardhi e cilësoi Kuvendin e 30 prillit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha një tubim për të përçarë PD.

“Tubim për të përçarë PD. Ka një miting, apo një tubim tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshëm si një hap për të përçarë PD. Siç ju e dini, ka një platformë të shumicës dërrmuese të PD që është bërë publike dhe është hap konkret për të arritur bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë që se duam bashkimin e demokratëve, që duan ta lënë përjetë të zvogëluar dhe në opozitë PD. Qëndrimet nuk votohen, por shprehen. Çdo deputet i cili i ka vënë emrin e tij asaj platforme, ka shprehur qëndrimin e tij. Vendimet merren nga institucionet e partisë që kanë të drejtë statutore për të marrë një vendim. Ne deputetët kemi shprehur qëndrimin tonë se si mund të arrihet bashkimi i demokratëve. Secili prej deputetëve ka shprehur qëndrimin e tij. Disa karagjozë, që në darkë mendojnë ndryshe dhe në mëngjes ndryshe. secili prej tyre ka pasur mendime shtesë, përveç pikave që janë parashtruar. E rëndësishme është që për ato 5 çështje që përmban qëndrimi i grupit, 32 deputetët kanë pasur atë mendim për të arritur qëndrimi i PD. Forumet mblidhen sa herë ka një çështje për të diskutuar. Ka pasur një qëndrim, një vendim të Kryesisë së PD që në të njëjtën linjë me grupin parlamentar, para se të dilte vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatë të Tiranës, ka mbajtur një qëndrim konkret për bashkimin e demokratëve. Ajo thirrje është refuzuar nga ajo pjesë që kërkon zvogëlimin e PD.”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.