Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kuvendi i hap rrugën “Paqes Fiskale” me 75 vota pro, rrëzohen propozimet e Erion Braçes për burimin e parave

08:19 / December 12, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4864
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 75 vota pro, 20 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi ka miratuar projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale’ duke i hapur rrugën kështu edhe paqes fiskale.

Të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita, si dhe deputeti socialist Erion Braçe, u rrëzuan.

Edhe pse Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile propozimit të Erion Braçes që kompanitë që do të përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues, me propozim të Taulant Ballës ky ndryshim u hoq në Kuvend.

“Do të votojmë amendamentin e paraqitur nga deputeti Taulant Balla, ku propozohet që neni dy, paragrafi ‘përfitimi nga marrëveshja’, bëhet me verifikimin e burimit të fondeve dhe pronarit përfitues sipas standardeve të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, i shtuar nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, të hiqet” – u shpreh Peleshi.

“I hap autostradën pastrimit të parave nga kanalet e zeza. Siç është parashikuar, të ndryshosh bilancet 3 vite pas dhe të mos ketë asnjë lloj kontrolli, është një kthesë që i bëhet atyre që pastrojnë para. Projektligji thotë se biznesi mund të ndryshojë zërat e bilancit, nëse ndryshimi është me 30%, tatimi 5%. Këtë shqetësim e ka ngritur Komisioni Evropian. Kërkohet mekanizmi parandalues; e ka ngritur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. E dëmton konkurrencën. Nuk vepron sistemi i kontrollit. Nuk duhet të kalojë në këtë situatë që është. I hap rrugë një fenomeni shqetësues” – u shpreh Eno Bozdo.

“Thellojnë karakterin e ligjit; i adresohet evazionit fiskal, i jep mundësi atyre që kanë mashtruar shtetin me fitimin, të ardhurat dhe bilancet. Propozimet i bëjnë mirë projektligjit. Një subjekt s’mund të vijë dhe të deklarojë më shumë fitim pas kaq kohësh” – shtoi Braçe.

“Sot kërkova që ligji për paqen fiskale të tërhiqej. Besojmë se ligji është antikushtetues. Ligji i hap një shteg pastrimit të parave. Cënon konkurrencën. Ligjet më të lobuara. Ka 3 javë që me Ministrinë e Financave kemi debat parimor: kush thotë të vërtetën e kush gënjen. Ministri ka qenë në studio TV duke deklaruar që ligji është i mbështetur nga FMN dhe KE. Vetë KE deklaroi 3 ditë para të kundërtën. Si rezultat i procesit të integrimit s’duhet ta kishit pranuar. I bëj thirrje Presidentit që të mos dekretojë këtë ligj. Nëse kjo ndodh, grupi parlamentar i PD do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Niveli i kapjes së shtetit. Ju që qeshni me djersën e bizneseve shqiptare… Po të isha në vendin tuaj do të ulja kokën, meqenëse ngrini kartonët” – tha Tabaku.

“Një amnisti fiskale e fshehur dhe një projektligj i porositur me qëllim pastrimin e parave të pista. Kemi kërkuar të hiqet. Por në këto kushte edhe ju të pranoni dhe të përjashtoni subjektet që janë të përfshirë në hetim apo të dënuar në kushtet e krimit të organizuar apo narkotrafikut. Të përjashtohen kompanitë e individëve që janë në hetim për aktivitete kriminale. Subjektet që janë investitorë strategjikë të përjashtohen” – tha gjatë fjalës së tij Agron Shehaj.

kuvendi miraton paqen fiskale propozimet rrëzohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.