Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar, dështon edhe seanca e 32-të për konstituimin

12:14 / June 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ks1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka dështuar edhe seanca e 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe sot, deputetët nuk arritën të bien dakord për formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin. Nga 75 deputetë të pranishëm për formimin e këtij komisioni,  pro votuan 45 deputetë, 1 ishte kundër dhe nuk pati abstenim.

Seanca e radhës vazhdon pas 48 orësh, të martën e 17 qershorit, në orën 10:00. Ky dështim i radhës ndodhi disa ditë pasi kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku shpalosi një agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit, duke i ftuar të gjitha partitë parlamentare ta formojnë atë si mënyrë për të dalë nga kriza politike.

Propozimi i LDK-së u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa PDK preferon një ekzekutiv mes partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Një koalicion të tillë e preferon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo është hera e 24-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e VV, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, e cila nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.

Si fituese në zgjedhjet e shkurtit, Vetëvendosjes i takon që të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi dhe këmbëngul në emrin e Haxhiut, ndonëse partitë e tjera nuk e kanë pranuar.

Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit, nga të hapur në të fshehtë, është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

deshton konstituimi Kosove kuvendi seanca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.