Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të dytë projektligjin për rritjen e pagës minimale

23:14 / July 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagën minimale, që parashikon që kjo pagë të rritet në 264 euro bruto. Në seancën plenare të 13 korrikut, 61 deputetë votuan për dhe nuk kishte vota kundër dhe abstenime. Seanca është bojkotuar nga partitë opozitare. Për të hyrë në fuqi, projektligji pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit.

Paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Projektligji që kaloi në lexim të dytë nuk parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin që marrin veteranët e luftës, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton që veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë prej 170 eurosh. Për këtë gjë, ata kanë protestuar disa herë.

Pas votimit në Kuvend, ushtruesi i detyrës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kritikuar këtë vendim të deputetëve.

“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, shkroi ai në Facebook.

Në Kosovë, mbi 80 mijë të punësuar në sektorin publik marrin pagë mesatare bruto 604 euro, ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat është 473 euro.

Kosova kuvendi page minimale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.