Komisioni për reformën zgjedhore do të mblidhet më 7 maj në orën 17.00. Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj i ka dërguar një letër Partisë Demokratike ku i kërkon të caktojë përfaqësuesin e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Të ftuar janë gjithashtu edhe përfaqësues ndërkombëtarë nga ambasadat dhe OSBE. Rendi i ditës është miratimi i agjendës së komisionit të reformës.
“Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit” thuhet në letrën që Kuvendi i dërgon sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.

