Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kuvendi këtë javë/ Në pritje të amnistisë, cili grup i PD do të japë votat? Mblidhen sërish “Shëndetësia” e “Tims”

18:19 / March 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendi i shqiperise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas javës së gjelbër ku pretendohet të kenë qënë në terren, në takime me zgjedhësit e tyre, deputetët i pret një axhendë e ngjeshur parlamentare me plot çështje të mbetura pezull, një ndër të cilat votimi i amnistisë penale.

Nevoja për 84 vota ka bërë që prej disa javësh ky projektligj të mbetet peng i konsesusit politik mes palëve, që tashmë duket se nuk është larg, në pritje të marrë dritën jeshile këtë të enjte.

Ndonëse asnjë prej palëve nuk e ka pranuar publikisht arritjen e një dakordësie përfundimtare, me rikthimin e rithemelimit në parlament dhe tërheqjes së mazhorancës nga amendamenti që do të ultte dënimin për ish-zyrtarët e lartë, asgjë nuk e pengon votimin e këtij projektligji.

Kthimi i kuvendit në normalitet i kushtoi mazhorancës ngritjen e 2 komisioneve hetimore, atë për kontratat në shëndetësi dhe për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi tims.

Komisioni që heton ‘Sterilizimin” dhe “Check up” do të zhvillojë të martën e 2 prillit mbledhjen e dytë përë dakordësuar ekspertët që do të ndihmojnë hetimin parlamemtar, ndërsa takimi i parë nuk shkoi edhe aq qetë sa pritej.

Ndërsa komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, i cili do të drejtohet nga , deputeti demokrat Ervin Salianji pritet të nisë punën këtë javë, fillimisht me konstituimin e komisionit dhe miratimin e një plani të qartë pune. Mbrojtjen në këtë komision, socialistët ja kanë besuar Toni Gogut.

Nga sirtaret e kuvendit do të  dalë edhe kërkesa më e fundit e mazhorancës për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjen e vendev të huaja në proceset demokratike në Shqipëri.

Socialistët, përmes një kërkese të depozituar nga grupi parlamentar, kërkojnë që përmes këtij komisioni të adresohen disa fenomene shqetësuese si fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile.

Kërkesa e tyre do të kalojë fillimisht në të gjitha hallkat parlamentare për ngritjen e këtij komisioni, përbërjen e anëtarëve apo edhe objektin e qartë të veprimtarisë, që priten të diskutohen në konferencën e kryetarëve të mërkurën e 3 prillit.

Konfereca e kryetarëve, pritet të vendosë edhe për kalimin sërish në parlament të 5 projekt-ligjeve të anulluara nga sekretariati për Procedurat dhe Votimin për shkak të votimit pa kuorum në seancën plenare të 7 marsit.

Në mbledhjen e mbajtur të premten, sekretariati me 4 vota pro, miratoi kërkesën e rithemelimit për anulimin e votimit të këtyre ligjeve, mes të cilave edhe ligji për investimet strategjike, dhe kalimin sërish për miratim në një prej seancave të ardhshme.

amnistise komisionet kuvendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.