Kuvendi i Shqipërisë, mbyll ditën e sotme punimet. Kjo është mbledhja e fundit që do të zhvillojë Kuvendi, ndërsa në rend të ditës janë një sërë vendimesh që do të shqyrtohen. Ndër ato që do të miratohen janë, projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarëve zëvendësues për pozicionet: Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si edhe Komisioner Publik”, po ashtu edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”. Kështu, mazhoranca do të duhet që të zgjedhë kreun e ri të AMA-s si edhe do të zgjedhë anëtarët zëvendësues të vetingut. Sipas burimeve, Rozeta Ivanova pritet të zgjidhet anëtare e dytë zëvendësuese si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Irena Nino, si anëtare e parë zëvendësuese si Komisioner Publik.
Postime te ngjashme
Add A Comment
