Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kuvendi rrëzon dy kërkesat e PD dhe Partisë Mundësia për interpelancë me ministrin e Bujqësisë për fondet e IPARD, Peleshi: Çështja është nën hetim

10:47 / April 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1715 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Në nisje të punimeve të Parlamentit, Niko Peleshi lexoi pikat e rendit të ditës, ku tha se Konferenca e Kryetarëve kaloi projekt-kalendarin për punimet në Kuvend.

Kryeparlamentari u shpreh se çdo ministër do të mbajë fjalën vetëm njëherë. 74 deputetë votuan pro për bashkimin e interpelancave. Kundër ishin vetëm 5 deputetë.

Për demokratin Xhelal Mziu, ky vendim është i pavend, ndërsa kërkoi që t’i jepet e drejta e interpelancës. PD kërkoi interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.

“Unë dhe një grup deputetësh kishim kërkuar interpelancë me ministrin e Bujqësisë dhe në mënyrë të papritur ju bëni anulimin e kësaj interpelance. Ju pa të drejtë, meqë përmenden fondet e IPARD, bie ndesh me SPAK, Parlamenti dhe SPAK janë dy institucione të ndryshme. Është e padrejtë dhe e pavend. Duhet të më jepet e drejta e interpelancës. U fshehët pas një justifikimi që është SPAK që po heton fondet e IPARD. Ne nuk kërkuam të bëhemi prokuror për ministrin e Bujqësisë, por avokatë të situatës së bujqësisë. Kemi një regres duke filluar që nga viti 2020 në bujqësi, që ka rënë me 1% dhe ka vijuar çdo vit deri te viti 2026 është më fatkeqi, sepse fondet për bujqësinë janë ulur ndjeshëm ndryshe nga buxheti që vazhdon të rritet.

Është viti I tretë që ne nuk marrim para nga fondet e BE, janë 33 milionë euro që OLAF I ka konsideruar si vjedhje dhe kanë qenë të qartë, që paratë të kthehen dhe të bëhen përgjegjës personat përkatës për këtë skandal. Mos të harrojmë efektet që patën përmbytjet, kanë sjellë dëme prej më shumë se 300 milionë euro.

Në Shqipëri ka 145 milionë euro buxhet për bujqësinë dhe vetëm 43 milionë euro shkojnë drejtpërdrejt te fermerët.

Kemi mbështetjen më të vogël buxhetore në rajon, vetëm 1.8% nga buxheti i shtetit, 2 herë më pak se Kosova dhe 5 herë më pak se Serbia. Ne sot kemi çmimin më të lartë të naftës në Shqipëri. Cili është ai fermer që bën punimin e naftës me këto çmime.

Jeni e vetmja e qeveri në botë që fërkoni duart kur ka luftë sepse rrisni çmimet në shifra stratosferike.

Kjo është arsyeja që unë kërkova interpelancë, sepse është shqetësim real, nuk dua të bëj rolin e prokurorit për Ministrin e Bujqësisë”, u shpreh Mziu.

fondet ipard kërkesat kuvendi opozitës rrëzon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Mohamed Salah pranë Beşiktaşit? Raportimet nga Turqia ndezin entuziazmin e tifozëve

12:45 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.