Deputetët pritet të zgjedhin sot kryeprokurorin e ri të vendit, sipas pikës së rendit të ditës që është parashikuar për seancën plenare. Ata do të zgjedhin mes tre emrave, Olsi Çelaj, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, që janë dërguar nga KLP.
Zgjedhja vjen vetëm 2 javë para përfundimit të afatit të përcaktuar në ligj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka përzgjedhura tre kandidatura për këtë pozicion, duke renditur të parin me diferencë pikësh, prokurorin Olsian Çela (459 pikë), ndërsa pas tij renditet kryeprokurorja e përkohshme aktuale, Arta Marku (406 pikë) si dhe Fatjona Memçaj (362 pikë).
KLP-ja ka depozituar pranë Kuvendit tri kandidaturat më 21 nëntor, ndërsa deputetët kanë afat deri më 21 dhjetor për miratimin e njërit prej tyre si prokuror i Përgjithshëm i vendit për një periudhë prej 7 vjetësh pa të drejtë rikandidimi.
Votimi i tyre vjen ndërkohë që në tre qarqe të vendit është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të tërmetit të fortë të mëngjesit të 26 nëntorit që shkatërroi mijëra ndërtesa kryesisht në Durrës dhe Thumanë.