Edhe pak muaj na ndajnë nga njohja me iPhone e ri për të cilin kanë nisur dhe thashethemet se si do të jetë. E sipas tyre linja e ardhshme e këtyre telefonave do të karaterkizohet nga një dizajn pothuajse identik nga llojet e mëparshëm, me përjashtim të pjesës së pasme. Pjesa e fotografisë do të ketë në fakt tre kamera dhe do të jetë i vendosur në brendësi të një kuadrati të vogël. Një zgjedhje stilistike.
Si të mos mjaftonte dalin dhe thashethemet për iPhone e 2020. Sipas analistit të njohur Ming-Chi Kuo do të ketë dy modele me ndërlidhje 5G dhe një me Lte. Dhe të gjithë telefonat e ardhshëm të Apple mund të kenë ekran OLED.