Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët”, Balluku nga Fieri në 35-vjetorin e Partisë Socialiste: Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

20:18 / June 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste feston sot në Fier 35-vjetorin e saj, teksa e pranishme është edhe drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku. Ajo mbajti një fjalë para të pranishmëve, ku nuk kurseu falënderimet dhe mirënjohjen e të gjithë kontribuuesve në PS, që nga vitet e para e deri më tani.

“I nderuar kryetar i PS, sekretarë, themelues, anëtarë, dashamirës, mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të kremtimit të 35-vjetorit të PS, në Fier, në kryeqendrën e socialistëve, ndryshe nga ç’thonë vlonjatët.

Zgjodhëm Apoloninë, jo se është një nga parqet më të bukura të antikitetit që ka qarku ynë, por edhe për të dhënë një mesazh për natyrën dhe rrënjët. Njeriu ka tendencën të mendojë për të ardhmen, por pa kujtimet dhe të shkuarën e ardhmja nuk ndërtohet.

Jemi këtu për të nderuar kontributin e socialistëve të Fierit. Ata që sot janë 30 apo 25 vjeç nuk e konceptojnë sesi ishte të ishe anëtar i PS në 1991 a 1995. Gjyshërit dhe prindërit tuaj kanë dhënë kontribut të madh. Në maj 2025 ne shkruam historinë e 12 mandateve.

Desha të falënderojë Gramoz Ruçin për gjithçka ai ka bërë për PS, Taulant Ballën, një mik i mirë i imi, nga i cili kam marrë stafetën për Fierin, gjithashtu edhe Erion Braçen, që ka shpenzuar kohën e tre mandateve për të kontribuar këtu”, u shpreh Balluku.

12 mandate 35 vjetori balluku fieri PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Moment simbolik, Papa Leo përshëndet pilotët gjatë fluturimit në Spanjë (Video)

21:18 / June 9, 2026

“Arsimi profesional, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë”/ Rama: Në turizmin shqiptar pagat nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

12:49 / June 9, 2026

Arsimi dhe formimi profesional/ Rama: Mbi 60% e nxënësve punësohen menjëherë

12:47 / June 9, 2026

Reagon Kisha Katolike për protestat: Të gjendet zgjidhje me dialog

11:24 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.