Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ky është miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin automobilistik në Xibrakë

12:19 / May 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Li
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident tragjik pak ditë më parë në aksin Librazhd-Përrenjas i mori jetën shtetasit kinez Li Jianhong, si dhe la të plagosur 6 persona të tjerë.

Në lidhje me këtë aksident kanë shkruar mediat kineze, përmes të cilave është zbuluar se viktima ishte një nga biznesmenët më të fuqishëm atje. 

Sipas mediave kineze, Li Jianhong, 60 vjeç, njihej si një sipërmarrës i suksesshëm në rajonin e Xinjiangut. I lindur në dhjetor të 1965, Li Jianhong ishte president i Xinjiang Grand Scape Group si dhe themelues  i resortit të njohur të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi, një nga projektet më të rëndësishme të turizmit dimëror në Kinë.

Ai e nisi karrierën në sektorin e telekomunikacionit, përpara se në vitin 1993 të linte punën në një institut në Guangzhou dhe të kthehej në Xinjiang për të ndërtuar aktivitetin e tij privat.

“Xinjiang Grand Scape Group”, që ai drejtonte, u zhvillua në një kompani të madhe me aktivitet në telekomunikacion, turizëm dhe menaxhim investimesh, duke arritur asete rreth 1.4 miliardë juanë dhe mijëra të punësuar. Në vitet e fundit, grupi ka regjistruar qarkullim të lartë dhe është renditur ndër kompanitë më të rëndësishme private në rajon.

Në vitin 2002, kompania ishte ndër themelueset e “Xinjiang International Grand Bazaar”, një nga simbolet më të njohura të qytetit të Urumqit, ndërsa më pas u tërhoq nga projekti në vitin 2017

Përveç aktivitetit të tij në biznes, Li Jianhong njihej edhe si sportist i apasionuar pas alpinizmit dhe skive. Ai ka përfunduar “Explorer’s Grand Slam”, duke ngjitur shtatë majat më të larta të botës dhe duke arritur në të dy polet.

Në vitin 2018, në moshën 53-vjeçare, ai arriti majën e Everestit, si dhe ngjitjen e Lhotse-s, duke u renditur mes alpinistëve me arritje të veçanta në nivel ndërkombëtar.

Aksident humbi jetën kinez miliarderi xibrake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.