Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ky është një sinjal i fortë”, Taulant Balla zbulon se çfarë do të ndodhë nesër

16:22 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Samiti i Ballkanit Perëndimor i 6 majit është një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin historik, politik dhe financiar të BE-së për rajonin.

Balla thekson se Samiti është një mundësi për pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar aderimin e tyre ndaj sundimit të ligjit, demokracisë dhe reformave të vazhdueshme.

Taulant Balla shkruan:

Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri i bashkohem Deklaratës në emër të Parlamentit Europian nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme, raportuesit dhe kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë mirëpresin Samitin e Ballkanit Perëndimor të 6 majit si një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin historik, politik dhe financiar të BE-së për rajonin.

E konsiderojmë Samitin si një mundësi për pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar aderimin e tyre ndaj sundimit të ligjit, demokracisë dhe reformave të vazhdueshme.

Deklarata e Samitit të Zagrebit është një sinjal i rëndësishëm i vazhdimit të angazhimit të Bashkimi Europia ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Qartazi në Deklaratën e Samitit të Zagrebit theksohet rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit të ngushtë edhe në kuadër të masave ndaj pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe pasojave ekonomiko-sociale të krijuara nga kjo pandemi.

Faleminderit Parlamentit Evropian që vazhdon të jetë një përkrahës i palëkundur i procesit të zgjerimit përpara takimit të liderave BE-Ballkan Perëndimor të 6 majit 2020.

Shqipëria është e angazhuar për procesin e zgjerimit dhe do të vazhdojë në rrugën e reformimit. Ne mirëpresim rolin e Parlamenteve si një forcë shtytëse për procesin e zgjerimit. BE qëndron krah për krah me Ballkanin Perëndimor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.