Një qytet në Gjermani është bërë i famshëm për shkak të një teorie konspirative që pretendon se ky qytet “nuk ekziston”! Kjo është arsyeja pse vetë qyteti po ofron një çmim prej 1 milion euro për këdo që mund të dëshmojë mos ekzistencën e tij.
Si filloi Teoria konspirative për Bielefeld?
Në vitet 1993-1994, atëherë studenti Ahim Held, shkruajti në formë shakaje në Usenet (një sistem mesazhesh para forumeve në internet) mesazhin “Bielefeld?! Nuk ekziston.” Mesazhi i tij u bë i njohur për shumë vite në Gjermani, derisa u përhapet me shpejtësi me shpërthimin pasues të Internetit.
Kjo teori konspirative është bërë e njohur gjerësisht dhe njerëzit kanë filluar të thonë se është një formë e një ’grupi sekret’, në të cilin gjermanët përmenden si ‘SIE’ dhe atje banojnë të famshëm që nuk janë gjallë, siç është Elvis Presley, etj.
Kjo teori konspirative nuk është se po e demton qytetin përkundrazi po i jep atij famë dhe tashme qyteti di si ta shfrytezojë mësëmiri këtë gjë.
Bielefeld
Konkursi dhe çmimi prej 1 milion euro
Gjermanët kanë kohë deri në 5 shtator të paraqesin provat e tyre që Bielefeld “nuk ekziston”. Uebfaqja e konkursit, ka shpjeguar se provat mund të vijnë në forma të ndryshme; foto, video ose tekst.
Ata thonë se janë 99,99% të sigurt se mund të hedhin poshtë çdo provë, por taksapaguesit nuk duhet të shqetësohen, pasi paratë e çmimit prej 1 milion eurove do të vijnë nga sponsorët e Bielefeld Marketing, në rast se do të gjendet një fitues.