Një çift i martuar merr nga shteti një hua prej 30 mijë eurosh, por nëse ka tre fëmijë nuk duhet tia kthejë shtetit huanë.
Kjo është politika sociale që ka ofruar qeveria hungareze, e cila ashtu si shumë vende të tjera të BE-së po vuan nga mugnesa e punës, ku punëtorët largohen në kërkim të pagave më të larta.
Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e krahut të djathtë Fidesz duan të inkurajojnë rritjen e popullsisë nëpërmjet familjeve dhe jo emigracionit masiv.
“Nuk kemi nevojë për numra, por për fëmijët hungarezë,” u shpreh kryeministri i vendit. “Ne duhet të kuptojmë se popujt europianë kanë ardhur në një udhëkryq historik”.
“Ata që vendosen në favor të imigracionit dhe emigrantëve janë në fakt duke krijuar vende me popullsi të përzier. Traditat historike të këtyre vendeve po përfundojnë dhe një botë e re po shpaloset”.
Ndërsa norma mesatare e lindshmërisë në BE është 1.59, Hungaria ka mbetur në 1.49 fëmijë për çift, sipas Eurostat.
Kredia përbën një pjesë të ‘Planit të Veprimit për Mbrojtjen e Familjes së Orbanit’, një politikë me shtatë pika, e cila i kushton 4.8% të GDP-së programeve për të mbështetur familjet dhe për të inkurajuar lindjen.
Pika të tjera në plan përfshijnë një program kredie për të mbështetur blerjen e një shtëpie, subvencionet për makina për familjet e mëdha dhe një përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat personale për gratë që kanë lindur të paktën katër fëmijë.
