Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“La hapur bombat me sahat”, Basha kërkon mbylljen e fasonerive

18:05 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha qesh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se karantina nuk ka dhënë fryte, pas Qeveria ka lënë hapur fasoneritë, të cilat ai i quan bomba me sahat. Në një lidhje live në “News 24”, Basha tha se kurba në Shqipëri nuk është aq e çoroditur dhe se sot janë shënuar 29 raste të reja, njësoj si më datë 4 prill. Sipas kryeopozitarit, Qeveria mund ta kishte eliminuar këtë gjë duke ‘zgjidhur’ qesen për të paguar punonjësit e fasonerisë.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk bëhet as për llustër as për të fshehur dështimet. Të përdorë me procedura ata që janë goditur nga fatkeqësia. Kjo është ideja e emergjencave dhe ligjeve të fatkeqësive natyreore. Dy javë më parë refuzuan. Pasi e shpallën kanë bërë atë që nuk duhej bërë. Të marrin masa jo vetëm masa shtrenguese por edhe mbështetëse. Keni parë pamjet e grave në fasonerinë e Korçës. Ndjenja e tyre rrëqeth. Kështu situata në Krujë, Kurbin, Berat, Shkodër, Durrës. Sot zyrtarisht ka 29 të infektuar, saç kishte në 4 prill. Kurba e infeksioneve duket se është aq e çoroditur. Duket se karantina nuk po jep fryte. Sepse lihen bomba me sahat si fasoneritë dhe hapin infeksionet. Qeveria nuk zgjidhi qesen për të paguar vajzat, nënat. I mbajti t’ja japë oligarkëve. Ku janë paratë e qytetarëve? Tani që kanë nevojë për shtetin shteti zhduket. Dhe më pas zgjat gjendjen e jashtëzakonshme? Çfarë bëri këto 4-5 javë? Drejtim nga Facebooku, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën. E paaftë, qeveria ka dështuar, një shtet i rrënuar nga korrupsioni. Nëse do vendoste interesat e shqiptarëve të parat do ishte ndryshe, por jep 100 milionë euro për oligarkët dhe lë gratë dhe vajzat të klithin, s’kam asgjë thonë. As ta lusim, as ta këshillojmë, por tani është dita të ngremë zërin. Gjysma e parlamentit është shtojcë e këtij dështimi,”- tha Basha

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.