Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

La Manshi në ‘dylbitë’ e autoriteteve Britanike, shqiptarët gjejnë tjetër rrugë drejt Anglisë

21:35 / July 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gomone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Por ekziston frika, siç raportohet, se trafikantët po përdorin tashmë edhe rrugë “më të rrezikshme dhe më të gjata” duke zbarkuar në pjesë të tjera të Anglisë, në përpjekjen për të mos u kapur nga autoritetet britanike të emigracionit, pasi me kalimin e ligjit të ri të ardhurit përmes rrugëve ilegale, do rikthehen në vende të sigurta ose të treta, si Ruanda, e cila ende është e ngërthyer në rekurse ligjore.

Aktualisht në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rreth 1 mijë emigrantë më pak dhe ka një numër me to vogël gomonesh, por ka rritje të numrit të emigranteve nëpër gomonet që kalojnë.

Vetëm të martën afro 600 emigrantë të rinj (mes tyre edhe shqiptarë) mbërritën duke e çuar në total numrin për këtë në vit në 13 e 800 veta të mbërritur. Sipas një zyrtare të sindikatave të Forcave të Kufirit në Britani, Lucy Moreton, ka një “dyshim të arsyeshëm” për të besuar se numri i pakësuar i gomoneve është për shkak se përdoren rrugë alternative, të cilat nuk zbulohen nga autoritetet e emigracionit. Ka dy shkolla mendimi për numrin paksa më të vogël të ardhjeve.

Njëra që i atribuohet bashkëpunimit franko-anglez kundër trafikanteve dhe tjetra që e kundërshton atë është e ajo e kushteve atmosferike ne La Mansh. Ata që e njohin mirë ngushticën, thonë se erërat e kësaj vere me drejtim verilindor që përplasje me baticën, rrisin dallgëzimin kundrejt Francës nga nisen gomonet, duke e vështirësuar nisjen e udhëtimeve ilegale.

Vërtet numri i shqiptarëve ka rënë në thuajse 90 përqind, por nuk dihen arsyet e vërteta të kësaj rënie. Megjithëse numri i shqiptarëve nuk është si vitin e kaluar momentalisht, vendet e tyre nëpër gomone mbushen menjëherë me një numër në rritje emigrantesh sidomos nga nën-kontinenti indian.

E ndërsa mblidhen muajt deri në llogaridhënien elektorale të qeverisë se Rishi Sunak vitin e ardhshëm, presioni për arritje rezultatesh kundër emigracionit ilegal do vij duke u intensifikuar, edhe pse kriza aktuale në Mesdhe me emigrantet nuk është ogur i mirë për kalimet në La Mansh.

angli la mansh Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.