Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

La në burg kryetarin e PS-së/ Kush është Vitore Tusha? Gjyqtarja që zë vendin e Ardian Dvoranit

20:59 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
V Tusha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vendimit të sotëm të KLGJ-së për largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë, përfundon edhe detyra e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Fati i Dvoranit u vulos me 6 vota pro dhe 3 kundër, ndërsa gjyqtarit që pati një histori replikash me Ilir Metën, iu propozua një vend në Gjykatën e Apelit.

Pas largimit të tij, pritet që kryesimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ta marrë anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, detyrë që do të jetë e përkohshme deri në hedhjen e shortit që do të përcaktojë anëtarin e ri të KED.

Kush është Vitore Tusha?

Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2008, por dhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Emri i saj është i njohur në fushën e drejtësisë. Një ndër çështjet më mediatike të saj ishte ajo e vitit 1995, kur Tusha rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ky i fundit kërkoi lirimin e parakohshëm nga burgu, ndërsa ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie. Megjithatë ish-kryeministri socialist siguroi lirinë pas ndryshimeve në Kodin Penal.

Tusha ka shpallur si jo kushtetuese çështje si Marrëveshja e Detit, Ligjin e Lustracionit. Në vitin 2018 ajo u propozua nga presidenti Ilir Meta për të marrë drejtimin e KLSH, por u refuzua nga mazhoranca.

Dvoranit gjyqtarja vendin vitore tusha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.