Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Laboratori i ADN-së, zv/ministri: Çështje kohe zbardhja e shumë ngjarjeve (Video)

21:40 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lamallari 3 laboratori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ishte i ftuar pasditen e kësaj të marte në studion e Klan News. Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai foli për disa çështje, nga operacioni Tempulli e deri te ngjarjet kriminale.

E teksa u pyet për ngjarjet të cilat nuk janë zbardhur ende, Lamallari solli në vëmendje inaugurimin së fundmi të laboratorit të ADN-së, i cili sipas tij do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjeve, si atyre aktuale, ashtu sikurse edhe ngjarjeve të vjetra.


Besard Jacaj: Në vendin tonë gjatë viteve, apo dhe muajve të fundit janë regjistruar disa vrasje, janë cilësuar të rënda, por që mbyllen pa autor. Skema është pothuajse e njëjta, një person që kryen atentatin, largohet, makina e djegur dhe më pas policia thotë po punojmë, por ngjarjet mbeten të pazbardhura…

Besfort Lamallari: Kemi ndërkohë edhe shumë ngjarje të vjetra që janë zbardhur.

Besard Jacaj: Po flasim për këto të pazbardhurat…

Besfort Lamallari: Theksoj dhe është e rëndësishme kjo… edhe në takimin që ju përmendët më herët, vizitën e ministrit britanik këtu dhe ne pamë edhe deklaratën e tij, ku ishte shumë pozitiv dhe vlerësues ndaj përpjekjeve të Shqipërisë dhe bashkëpunimit serioz dhe shumë të kënaqshëm edhe me autoritetet britanike. Jo më kot u bë edhe ai organizim, ku ne inauguruam qendrën më të re, laboratorin e referencës së ADN-së, e cila ka ndihmuar dhe do të ndihmojë edhe në zbardhjen e ngjarjeve si aktuale, në mënyrë dhe në kohë shumë të shpejtë, por edhe ngjarjet e vjetra. Janë shumë kampionë ADN-je që janë të koleksionuara, janë të ruajtura në kushte shumë të mira në ambientet e Policisë Shkencore, është çështje kohe ripërpunimi i tyre. Do kemi shumë ngjarje të zbardhura, si dhe një reagim më të shpejtë të zbardhjes së ngjarjes, si në drejtim të ngjarjeve që ndodhin në moment, po ashtu edhe të ngjarjeve të vjetra.

adn laboratori lamallari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.